Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Ish-ylli i Seria A flet për finalen e parakohshme, rikthimin e Inter dhe Piatek

Christian Vieri, ish-sulmues i Inter, Milan dhe Juventus, ka folur për ish-ekipet e tij në një intervistë të dhënë.

Për Interin: “Spalletti është një trajner që i përmirëson ekipet e tij, duhet ruajtur qetësia, ka shumë presion. Në dy vite Inter do të anulojë diferencën aktuale që ka me rivalët”.

Për Piatek: “Më pëlqen, nuk ka nevojë për ndihmë në sulm. Është një lojtar që të ndëshkon gjithmonë”.

Për Juventus dhe CR7: “Kur një alien i tillë të zgjedh, do të thotë se klubi po i bën gjërat në mënyrën e duhur. Është një tregues force”.

Për Atletico-Juventus: “Dy ish-skuadrat e mia, me të cilat jam shumë i lidhur. Te bardhezinjtë kam qëndruar vetëm një vit, por aty ka lindur Vieri i vërtetë”.

“Tek Atletico shkova menjëherë pas Juventus-it. Gil shpenzoi 34 miliardë lireta (15 milionë euro) për mua, që në atë kohë ishte një shumë e madhe. Ka qenë kampionati ku jam argëtuar më shumë”.

“Mendoj se Ateltico-Juventus është një finale e parakohshme. Përballë do të jenë dy prej pesë skuadrave më të mira në Europë. Si Juventus, ashtu edhe Atletico kanë luajtur dy finale të Champions-it në vitet e fundit”.

Related posts

NDODH E PAPRITURA/ UEFA tërhiqet nga lufta me Reali, Juventus dhe Barcelona. Ja komunikata zyrtare…

Delo.autor

U KRITIKUAN DHE U SULMUAN PËR LIDHJEN/ Futbollisti suprizon në mënyrën më të bukur Adriana Matoshin

Delo.autor

Të gjithë të çmendur pas Salah, berberi realizon portretin e futbollistit në kokat e fansave

Q.Autor

Leave a Comment