Futboll Seria A Sport

Karol Sconto: Skriniar i lumtur tek Inter, por…

Agjenti i Milan Skriniar siguron se mbrojtësi është i lumtur tek Inter, por shton se ditët e sotme të gjithë janë në shitje.

Qendërmbrojtësi ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë tek Inter dhe është përfolur për një transferim te klubet elitare evropiane.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë,” shprehet Karol Sconto për Sport.

“Kemi një kontratë katërvjeçare por ka interes nga e gjithë bota për të. Është çështje parash.

“Nëse Inter po konsideron ta shesë, atëherë do të ishte vetëm për 70 milionë euro ose më shumë. Por lojtari është i lumtur tek Inter.

“Të shohim si do të shkojë ndeshja e fundit, por gjithçka është e mundur në futboll. Situata ndryshon në mënyrë konstante dhe ne jemi gati për çdo gjë.

“Patjetër që situata mund të ndryshojë nëse Inter nuk kualifikohet në Champions League. Do të varet nga situata financiare e Inter.”

Related posts

SKUADËR ME SHUMË NDRYSHIME/ Nga Hysaj tek kampioni i botës, ja si do të jetë Lazio e Sarri-t

Delo.autor

“JA ÇFARË NA THANË PAS STËRVITJES”/ Bonuçi: Holandezët të rrezikshëm, por ne jemi Juventusi

F.autor

NDIZET ALARMI TEK KAMPIONËT E ANGLISË/ Kombëtaret masakrojnë Liverpool, Klopp pa 9 lojtarë ndaj Leicester

Delo.autor

Leave a Comment