Futboll Premier League Sport

“LOS BLANCOS” HIDHET NË SULM/ Chelsea bindet për Hazardin, ja lojtari që do të shkojë në Londër

Real Madrid është hedhur i gjithi në sulm për të marrë fantazistin belg Eden Hazard dhe nuk trembet aspak nga shuma prej 110 milionë eurosh që kërkon skuadra e Chelsea. Skuadra “merengues” ka një plan për të realizuar këtë blerje.

Sipas “Daily Mail”, skuadra madrilène do të përfshijë në këtë transferim mesfushorin spanjoll Isco, i cili do të udhëtojë në drejtim të kundërt. Isco do të transferohet në Londër, te Chelsea dhe do të përdoret si pjesë e marrëveshjes për të sjellë Hazard në Madrid.

Isco nuk është grumbulluar për ndeshjen që Real do të luajë ndaj Atletico Madrid këtë fundjavë, ç’ka tregon se ai nuk është më i dëshiruar te “los blancos”. Kjo tregon se Isco është pranë divorcit me kampionët e Europës dhe transferimi në Londër mund të ishte një zgjidhje e mirë për të.

Natyrisht që te Chelsea, përveç lojtarit do të përfitojë edhe një shumë të majme nga ky transferim. Për Isco është interesuar së fundi edhe skuadra e Juventusit, që synonte ta sillte në Torino, duke ofruar në shkëmbim sulmuesin argjentinas Dybala.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-portieri i Anglisë gjen ekip të ri, firmos për skuadrën e njohur të Premier League

Delo.autor

Pjesëmarrja në Europë, stadiumet që kanë përzgjedhur ekipet shqiptare

Sadik.Autor

NDIZET ALARMI/ Telashe për Barcelonën, dëmtohet ylli Braithwaite dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për…

Delo.autor

Leave a Comment