Futboll Premier League Sport

TËRMET 9 BALLË NË PREMIER/ Manchester United mposht me goleadë Southampton dhe i afrohet kreut

Manchester United ka marrë një fitore të thellë kundër Southampton në javën e 22-të të Premier League.

Djajtë e Kuq kanë mundur 9-0 Shenjtorët në shtëpi dhe kanë kapur Manchester City-n në kreun e renditjes, por Qytetarët janë dy ndeshje më pak.

Katër gola për United në pjesën e parë dhe pesë në pjesën e dytë.

Southmapton  e ka mbyllur ndeshjen me 9 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq të marrë nga Jankewitz në minutën e 2-të të ndeshjes dhe Bednarek në të 87-ën. Ky i fundit ka qenë autor edhe i një autogoli.

Marcus Rashford, autori i golit të dytë, ka arritur në 83 gola të shënuar në karrierë me United dhe ka kaluar legjendën Eric Cantona.

Related posts

Barcelona, 10 ndeshje larg rekordit tjetër historik

Q.Autor

PICKOHET NGA NJË INSEKT/ Andrew Robertson përfundon në spital, ja gjëndja e tij

Delo.autor

DYSHE PERFEKTE/ Pedro Augusto dhe “muza” e tij “zbukurojnë” Superioren

F.autor

Leave a Comment