Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ James Rodriguez plus 170 milionë euro, zbulohet ideja e çmendur e Perez

Në Spanjë, gjatë këtyre orëve, flitet vetëm për dy ndeshjet që Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë brenda pak ditëve. Gjithsesi, përveç përballjeve “El Clasico” që do të luhen në Kupën e Mbretit dhe në kampionat, tifozët janë të interesuar edhe për lëvizjet në merkato të dy gjigantëve të futbollit spanjoll. Veçanërisht për ato të klubit të Florentino Perez, i cili duket se nuk ka hequr dorë akoma nga Neymar.

Ka qenë “El Chirnguito”, emision televiziv spanjoll, që ka shpejguar planin e numrit një të “Los Blancos” për të bindur Paris Saint-Germain. Sipas gazetarit Eduardo Inda, Florentino Perez mund të përfshijë në operacion kartonin e James Rodriguez, i cili do të kthehet në Madrid pas huazimit dyvjeçar te Bayern, me gjermanët që kanë vendosur të mos ushtrojnë të drejtën për ta blerë kolumbianin në fund të sezonit.

Real Madrid duket se është gati t’i ofrojë PSG-së James Rodriguez (vlerësohet 50 mln euro) plus 170 milionë euro për të siguruar shërbimet e Neymar në sezonin e ardhshëm. Një plan i studiuar mirë që mund të dështojë vetëm nëse Parisi do të fitojë Champions League.

Related posts

“KO” BRUTALE NË UFC/ Grushti i Rozenstruik i heq buzën nga vendi kundërshtarit (VIDEO)

Delo.autor

U INFEKTUA ME KORONAVIRUS/ Përmirësohet gjendja e legjendës së futbollit turk

Delo.autor

“NEGOCIOVA PËR…”/ Zbulohet identiteti i yllit të PSG-së që u vodh nga prostituta

Delo.autor

Leave a Comment