Futboll Sport

E BUJSHME/ Real Madridit kishte 10 vjet që nuk i ndodhte kjo gjë

Kurrë më parë kaq keq në 10 vitet e fundit. Real Madrid ka vendosur këtë të dielë një prej rekordeve më negative, pas disfatës në shtëpi ndaj Girona, me rezultatin 1-2.

Për skuadrën e Solari, kjo ishte disfata e shtatë në kampionat. Kaq shumë humbje nuk regjistroheshin në shtëpinë e Los Blancos që nga sezon 2008-2009, kur asaj kohe, disfatat e hipotekuara ishin 10.

Gjithsesi, nga ajo kohë, Reali nuk ka kaluar kurrë 6 humbje në një kompeticion.

Në sezonin 2009-2010 u numëruan 4, sikurse dhe në sezonin pasues.

Në edicionin 2011-2012, Real Madridi pësoi vetëm 2 disfata, ndërsa në dy vitet pasardhës, Los Blancos humbën 5 herë në kampionat.

Në sezonin 2014-2015 ishte rezultati më negativ me 6 humbje.

Dy më pak të regjistruara në sezonin 2015-2016, ndërsa vetëm 3 disfata një sezon më vonë.

Gjithsesi, në sezonin e fundit, 6 humbjet në La Liga nuk ndikuan në sezonin e skuadrës së Zidane, që gjithsesi arriti të hipotekojë trofeun e Champions League pas triumfit në finalen ndaj Liverpool.

Related posts

Historia e Max Londsdale, si bindi Sir Alex Ferguson me një DVD

Q.Autor

Hernan Crespo: Ja arsyet përse Messi e meriton ta fitojë Botërorin Rusi 2018!

Sadik.Autor

Duka zgjidhet për herën e 5-të në krye të FSHF-së, reagon Federata serbe, spanjolle dhe çeke (FOTO)

Q.Autor

Leave a Comment