Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK INTERI/ Marotta gjen pasardhësin e Icardit në Premier, ja emri

Situata mes Inter dhe ish-kapitenit tashmë, Mauro Icardi, mbetet e tensionuar megjithëse ka kaluar më tepër se një javë që nga heqja e shiritit.

Sulmuesi argjentinas ka refuzuar të luajë në Europa League si dhe në kampionat me justifikimin se ka një problem në gju.

Sipas medies italiane, 26-vjeçari duhet të operohet dhe me shumë mundësi do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Me shumë mundësi ai do të largohet në merkaton e verës dhe Inter ka nisur gjuetinë për pasardhësin e tij.

Shumë e emra përfliten, por ai i fundit është i bujshëm. Bëhet fjalë pikërisht për sulmuesin e Manchester United Romelu Lukaku, i cili e ka humbur vendin e titullarit pas ardhjes së Ole Gunnar Solskjaer.

Te Djajtë e Kuq ai ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe do të ishte i gatshëm për rreth 60 milionë euro.

Related posts

HISTORIA RRËNQETHËSE E YLLIT TË LIVERPOOLIT/ Poston FOTO pas trajtimit të sëmundjes së rëndë

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Inter nis kontaktet me Real Madrid për shërbimet e sulmuesit…

Delo.autor

Interesohen klubet e mëdha, Dortmundi rrezikon të humbasë Pulisic

Q.Autor

Leave a Comment