Basketball

NBA/ LeBron akuza skuadrës: Janë mësuar me humbjet, nuk e kuptojnë fjalën…

Humbja që skuadra e Lakers pësoi ndaj New Orleans nuk i ka pëlqyer aspak LeBron James, që ka ngritur zërin karshi shokëve të skuadrës. Një basketbollist si ai, i mësuar jo vetëm me kualifikimin në play off por edhe me titujt, është shprehur se disa lojtarë po luajnë njësoj si vitet e fundit. Prej 4 vitesh, Lakers nuk arrijnë të kapin zonën e play off dhe sipas “king James” kjo po penalizon skuadrën të arrijë objektivin.

“Shumë pak prej atyre që janë në ekip e kuptojnë se çdo të thotë të luash për të kapur play off-in. Asnjë prej tyre nuk ka qenë në situata të tilla më parë. Duket sikur kanë frikë të impenjohen dhe të luajnë për fitore. Kanë mbetur vetëm 23 ndeshje dhe duhet t’i fitojmë të gjitha. Duhet të luajmë secilën prej tyre sikur të ishte sfida e titullit dhe jo sikur janë takime normale kampionati”, tha LeBron James.

“Lojtarët duhet të mësohen me këto situata presioni, ku luhet për play off. Në vitet e fundit, këtu basketbollistët ishin mësuar me humbjet dhe faktin që nuk shkojnë në play off. Për mua është ndryshe. Unë nuk do të mësohem dhe nuk do t’i pranoj kurrë humbjet. Unë dua fitoren dhe ashtu sikurse fituam ndaj Houston dua të triumfoj gjithnjë”, u shpreh LeBron James, 3 herë kampion I NBA-së.

Related posts

NBA/ Starti në dhjetor dhe një pushim 2-javor në shkurt, ja plani për sezonin e ri

Delo.autor

Nuk ndalet Prishtina, Golden Eagle Ylli e shkatërroi Pejën

Q.Autor

NBA/ Golden State në finalen e Perëndimit për të 5-in vit rresht

Delo.autor

Leave a Comment