Futboll Seria A Sport

E BUJSHME TEK INTERI/ Marotta ka gati tre transferime të mëdha, ja emrat

Bepe Marotta duket se ka ardhur me mendime të qarta dhe mëngët e përveshura në Milano. Pas “sistemimit” që është duke i bërë çiftit Vanda-Ikardi, ka marrë aprovimin nga presidenca për të kryer tre goditje të mëdha në merkaton e verës.

Sipas “Calcio Mercato.it”, italiani përveç aprovimit nga presidenca ka marrë dhe “ok-in” nga Dibala për një kalim të mundshëm te Interi. Gjithmonë duke iu referuar lajmit të publikuar nga kjo media, do të ketë një shkëmbim kokë më kokë me Ikardin.

Gjithashtu, Marota mund ta quajë praktikisht të kryer ardhjen e Godinit në verë te zikaltrit dhe administratori i Interit është shumë praë akordit me Rakitiçin për një shifër rreth 40 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të kryhen këto goditje nga Interi, apo janë thjesht aludime dhe lajme të rreme nga mediat.

Related posts

Besart Berisha shënon super gol me roveshatë (VIDEO)

Sadik.Autor

“NË FUTBOLL FLET FUSHA, JO MOSHA”/ Modric: Unë ndihem sikur jam më pak se 30 vjeç

Delo.autor

GAFË SKANDALOZE NË LAZIO-MARSEILLE/ Ja çfarë goli pëson Strakosha (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment