Futboll Sport

E FUNDIT/ Gjendet avioni i humbur i Emiliano Sala. Pritet që…

Avioni që po transportonte futbollistin Emiliano Sala nga Franca në Uells është gjetur.

Një anije kërkuese ka gjetur mbetjet e avionit në Kanalin Anglez paraditen e së dielës.

Avioni Piper Malibu u zhduk nga radarët pranë Ishujve të Kanalit më 22 janar.

Si piloti David Ibbotson dhe futbollisti argjentinas kanë humbur dhe hamendësohet të kenë vdekur.

Sala ishte duke udhëtuar drejt Cardiff, aty ku kishte finalizuar një transferim me vlerë 18 milionë euro.

Dy anije të vogla kishin ditë që kërkonin avionin e humbur pas një peticioni të suksesshëm online për të rinisur kërkimet.

Këto janë informacionet që kishte Sky Sport, por në orët e ardhshme priten të reja të tjera.

Related posts

BARAZIM NË “PAQE”/ Partizani ndal Vllazninë në frymën e fundit dhe ndajnë pikët në “Elbasan Arena”

Delo.autor

GODITJE PËR VERSTAPENIN/ I largohet “krahu i djathtë” te skuadra Red Bull

F.autor

“NUK KA SHORT TË LEHTË”/ Flet trajneri Southgate: Do të bëj një tjetër foto me…

Delo.autor

Leave a Comment