Futboll Sport

E FUNDIT/ I jep lamtumirën Skënderbeut, Aliti firmos për 4 vite tek…

“Eshtë gjithçka shumë bukur dhe jam gati. i lumtur që ndodhem këtu dhe që Kalmari më donte. Mezi pres të bashkohem me shokët e skuadrës. Dua të falënderoj edhe drejtorin sportiv dhe trajnerin e Kalmarit që më besuan mua”. Janë këto fjalët e para të Fidan Alitit, si futbollisti i ri i Kalmarit, ish-skuadra e Etrit Berishës. Operacion rreth 150 mijë euro, që shkojnë në arkat e klubit të Skënderbeut. Mbrojtësi ka firmosur për katër vite, ndërsa kreu vizitat mjekësore në Kopenhagen. Aliti do të niset drejt Turqisë, Belekut, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit, që ndodhet aty për fazën përgatitore.

Aliti e mbyll eksperiencën te Skënderbeu pas dy sezonesh, teksa ka luajtur në total 56 ndeshje me korçarët. Bardhekuqtë e blenë nga Slaven Kopilica, në Kroaci.

Related posts

MESFUSHORI DANEZ E EKZAGJERON: BALE është shumë afër MESSIT dhe CR7

Isa.Autor

Interesimi i klubeve të mëdha për Chiesan, Fiorentina i vendos çmimin ‘stratosferik’

Q.Autor

Raiola del në skenë për të prishur momentin perfekt të Milanit

Q.Autor

Leave a Comment