Futboll Sport

FITORE E MERITUAR/ Lyoni i shkakton PSG-së humbjen e parë të sezonit

Lyon i ka shkaktuar disfatën e parë Paris Saint-Germain teksa ka fituar 2-1 në Parc Olympique Lyonnais.

Ishte një fitore e merituar e vendasve të cilët, sidomos në pjesën e parë, kanë dominuar sfidën duke u dhënë jo pak dhimbje koke kampionëve në fuqi.

Megjithëse Di Maria kaloi të tijtë në avantazh në minutën  7’, ishte Dembele ai që barazoi rezultatin pas gjysmë ore lojë.

Në pjesën e parë, Lyon ka bërë 7 goditje në kuadrat ndaj Parisit, asnjë ekip nuk ka goditur më tepër ndaj PSG në Ligue 1 në pjesën e parë.

Pas pushimit vendasit shënuan golin e fitores me penalltinë e Fekir dhe arritën të ruanin avantazhin deri në fund të ndeshjes.

U ndie mungesa e Neymar, por edhe fakti se po afron Champions League dhe PSG u duk i shpërqendruar.

Megjithatë, ka një avantazh të madh prej 10 pikëve nga vendi i dytë Lille, ndërsa Lyon  ndodhet në vend të tretë.

Related posts

CUNGU NUK “FSHIHET” MË/ Jep deklaratën: Do të synojmë përmbysjen e madhe ndaj Torpedos

Sadik.Autor

SKEDINA E “ÇMENDUR”/ Tifozët anglezë fitojnë me 8 ‎paund shifrën marramendëse…

Delo.autor

THEU RREGULLAT DHE FESTOI ME SHQIPONJË/ Shqiptarja mes 100 futbollisteve më të mira në botë

Isa.Autor

Leave a Comment