Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Sulmuesi tremb Liverpoolin, ja deklarata e Klopp

Roberto Firmino dhe Dejan Lovran nuk janë stërvitur me ekipin ditën e hënë në prag të ndeshjes së Liverpool me Bayern Munich që do të zhvillohet të martën.

Nëse The Reds do të humbnin sulmuesin brazilian për ndeshjen e 1/8-ave do të ishte një goditje e rëndë për Jurgen Klopp. Ai është i sëmurë me grip.

Mbrojtësi Lovren ka që prej dëmtimit më 7 janar që nuk luan, kroati nuk udhëtoi me ekipin në kampin stërvitor një javë më parë.

Virgil van Dijk dhe Joe Gomez nuk do të jenë në gjendje të luajnë ndaj gjermanëve.

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, Klopp konfirmoi se për Lovren do të vendoset në prag të ndeshjes.

“Duhet të shohim. Shaqiri është rikthyer të stërvitet me grupin të dielën, por duhet të shohim se si do të reagojë sot.

“Duke parë mungesat e shumta, duhet të mundohemi të mbrojmë si një skuadër. Do të ketë shumë momente kur duhet të mbrojmë së bashku dhe kemi punuar në këtë aspekt.”

Related posts

“PLESHTI” FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Juventus kundër: Ja pse e meritonte Ronaldo…

Delo.autor

E kërkon Real Madrid, ja kur vendos Wenger

Sadik.Autor

E VEÇANTË/ Dopieta e dytë nga stoli pas 14 vitesh për Ronaldon, shikoni statistikat nga ndeshja e Juventus

Delo.autor

Leave a Comment