Futboll Seria A Sport

E KRAHASUAN ME “PLESHTIN”/ Gerard Deulofeu: Rikthimi te Milani? Pse jo, i kam dyert e…

Gerard Deulofeu shkëlqeu këtë javë me Watford duke shënuar tre gola e dha një asisit në fitoren 5-1 të skuadrës së tij në fushën e Cardiff.

Për një moment spanjolli mendoi se ishte lojtari i kësaj jave, derisa pa paraqitjen e Messit ndaj Sevillas. Këtë e pranoi vetë sulmuesi në një deklaratë, ku shpjegoi edhe dështimin e tij te Barcelona për shkak të krahasimit të tij si Messi i ri.

Deulofeu ishte pjesë e Milanit nga janari deri në qershor të vitit 2017 dhe në 18 ndeshje arriti të shënojë 4 gola e të japë 3 asist.

“Kush më ndihmoi në rritjen time? Shumë trajnerë më kanë shënuar, por transferimi im në Milano është më i lumturi, atje u ndjeva shumë i dashur, që nga momenti i parë që më është thënë se çfarë donin prej meje, ata kishin shumë besim në mënyrën time të lojës dhe kam ndihmuar një klub të madh”,ka pranuar futbollisti spanjoll.

Në janar ishte pranë rikthimit te Milani, por transferimi më pas prish për shkak se klubi anglez vendosi të mos e shesë: “Është gjithmonë mirë që tërheq interesin klubeve dhe për Milanin, siç e kam thënë gjithmonë, kam një vlerësim të veçantë. Unë nuk e mbyll derën për një kthim, por për momentin unë jam fokusuar te Watford”, përfundoi Deulofeu.

Related posts

Pas Suarezit, ”skifterët” vjedhin në shtëpinë e Piques dhe Shakirës

Sadik.Autor

ZBULON OBJEKTIVIN E TIJ/ Vrioni synon të arrijë në Kombëtare nëpërmjet paraqitjeve me…

Delo.autor

BOMBASTIKE DHE JOSHËSE/ Ishi-i i Bobo Vierit shkakton “TËRMET” në Instagram (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment