Futboll Premier League Sport

SFIDON PARAARDHËSIN KAMPION/ Guardiola: Ai do të marrë atë që meriton, sepse…

Pep Guardiola i premton një mikpritje të ngrohtë ish-trajnerit të Manchester City, Manuel Pellegrini. Këtë e thotë edhe në emër të tifozëve nga “Etihad”, ku kileni u shpall kampion me “qytetarët”. Pellegrini kaloi tri vite në krye të Manchester City, pas mbërritjes në qershor 2013, duke fituar Premier League, si dhe “EFL Cup”, në sezonin e tij debutues, para se të dilte i dyti në klasifikim, pas Chelsea, vitin e ardhshëm.

Megjithatë, kileni njoftoi largimin në mes të sezonit 2015-2016, pak përpara se klubi të konfirmonte emërimin e Guardiolës si pasardhës të tij. Pasi u kthye për të punuar në Angli, Pellegrini do ta vizitojë “Etihad” për herë të parë që nga marrja e detyrës në stolin e West Ham.

“Pellegrini do të mikpritet, sepse e meriton. Jam shumë i sigurt se tifozët do ta duatrokasin, sepse bëri një punë të jashtëzakonshme këtu, – tha Guardiola për mediat, përpara ndeshjes. – Titulli që fitoi me Manchester City ishte diçka e jashtëzakonshme. Këtu kam parasysh numrin e golave të shënuar, mënyrën se si luajti. Ai kishte një ekip cilësor dhe bëri më të mirën.

Këtu në Angli mendoj se ka shumë respekt për njerëzit që luajnë, ose trajnojnë. Veçanërisht kjo funksionon me Manuel, sepse është një person i shkëlqyer. Ai gjithmonë është i sjellshëm dhe gjithmonë i respekton ish-klubet”Samir Nasri ishte anëtar i skuadrës së Pellegrinit në sezonin 2013-2014 dhe të dy tani po punojnë së bashku te “Hammers”. Mesfushori i Francës nënshkroi një marrëveshje afatshkurtër në fillim të vitit, pas pezullimit për doping.

Nasri luajti vetëm një ndeshje si zëvendësues, nën drejtimin e Guardiolës, përpara largimit nga “qytetarët”. Sidoqoftë, trajneri katalanas është i lumtur ta shohë një lojtar të tillë të talentuar përsëri në veprim: Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur, që Samir është kthyer, ai është një lojtar i jashtëzakonshëm”. 

Related posts

I JASHTËZAKONSHËM/ Biglia realizon një super gol dhe shpërthen në lot (VIDEO)

Delo.autor

I MJFATOJNË 74 SEKONDA/ Talenti Haaland ndëshkon Bayern dhe zhbllokon sfidën në “Allianz Arena” (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E YLLIT LARG ATLETICOS/ Griezmann sakrifikon 7 milionë euro për ekipin…

Delo.autor

Leave a Comment