Futboll Premier League Sport

E PABESUESHME/ Ekipet e Premier Leagues heqin dorë nga talenti 19-vjeçar, ja arsyeja…

Të gjithë e duan, por në fund vetëm një ekip do të arrijë të marrë talentin 19-vjeçar holandez Matthijs De Ligt. Mbrojtësi që luan me skuadrën e Ajax ka oferta nga skuadrat “big” të Europës, por në “pole” duket ekipi i Juventus. Arsyeja është e thjeshtë: Menaxheri i tij quhet Mino Raiola.

Sipas të përditshmes britanike “Daily Mirror”, lojtarin e kërkojnë me ngulm edhe PSG, Barcelona e 3 skuadra angleze, por këto të fundit janë tërhequr nga gara. Diçka e çuditshme, duke qenë se Premier League është kampionati me më shumë parà.

Ekipet e Manchester United, Manchester City dhe Arsenal, që ndjekin nga afër talentin holandez, nuk interesohen më për De Ligt për shkak të menaxherit të tij. Ato nuk kanë një mërrëdhënie të mirë me Mino Raiola, ndaj janë tërhequr nga gara.

Te Manchester City është Pep Guardiola, që e ka quajtur menaxherin dredharak e të pabesë. Madje e ka quajtur një qen. Ndaj vëshrtirë se trajneri spanjoll do të ulet në bisedime me Raiola. Tek Arsenali e kujtojnë mirë menaxherin dhe vështirësitë që patën me atë për Mkhitaryan.

Ndërsa tek United dridhen sa herë që përmenden emrat e Pogba e Lukaku, që janë nën juridiksionin e Raiola. Ndaj, në Angli nuk duan të merren me Mino Raiola dhe lojtarët e tij, që është gati të bashkëpunojë me Juventusin, ku marrëdhëniet janë shumë të mira.

Related posts

ARSENAL-BOURNEMOUTH/ Emery kërkon fitoren me çdo kusht (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

BËN MERKATO TË DOBËT/ Kane: Mungesa e transferimeve na dha më shumë vetëbesim

Isa.Autor

DHUNA NË TAKIMIN TIRANA-KUKËSI/ Policia nxjerr emrat: “Kush janë 12 tifozat e ndaluar…”

Isa.Autor

Leave a Comment