Futboll Ligue 1 Sport

“KISHIM DISA MUNDËSI”/ Tuchel: Kam mbetur i zhgënjyer, ai nuk kthehet më të…

Paratë nuk janë gjithçka dhe një klub si PSG, me një buxhet të madh në dispozoicion, nuk ishte në gjendje të realizonte objektivat që kishte në merkaton e janarit. Aq sa trajnerit Thomas Tuchel të mbesë i pakënaqur nga puna e drejtuesve, që nuk ishin në gjendje të sillnin në Paris lojtarët që ai dëshironte. Këtë gjë e ka shprehur vetë trajneri në konferencën e shtypit, në prag të ndeshjes që PSG do të luajë ndaj Lyon, ditën e diel.

“Unë jam i kënaqur që të paktën erdhi një mesfushor, Paredes. Nëse do të më pyesni në jam i kënaqur me merkaton e janarit, atëherë përgjigjja ime është JO. Gjithsesi, nuk jam i inatosur, pasi merkato e janarit është gjithnjë e komplikuar, pasi askush nuk ka dëshirë të shesë. Kishim disa mundësi, por nuk mundëm të afrojmë lojtarët që dëshironim. Kur është e vështirë të ndërtosh një ekip të fortë në verë, imagjinoni në janar”, tha Tuchel.

Duke parë këtë shterpësi në merkato dhe faktin se PSG nuk ka shumë mesfushorë, u përfol se Tuchel ka kërkuar që Adrien Rabiot të rikthehet në skuadën e parë, pas penalizimit për t’u stërvitur me ekipin B. Trajneri mohon gjithçka: “Nuk është e vërtetë që i kam kërkuar klubit që Rabiot t’i bashkohet ekipit. Situata është ajo e muajve të fundit. Ai është i pezulluar dhe unë e kuptoj dhe pranoj vendimin e klubit. Asgjë nuk ka ndryshuar”, tha Tuchel.

Related posts

TAKIM ME MENAXHERIN/ Juventusi tenton të joshë kampionin e Europës

Delo.autor

E KRYER/ Mauro Ikardi i befason të gjithë, ish-kapiteni i Interit pranë transferimit te skuadra e… (DETAJET)

F.autor

RAMOS SI “CR7″/ Shikoni çfarë bën në stërvitje duke treguar cilësitë e tij (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment