Futboll La Liga Sport

ISHTE KUSHTI I SIMEONES/ Atletico Madridi rinovon me portierin Oblak, ja përfitimet e çmendura

Oblak e pranoi se përfaqësuesi i tij ishte duke negociuar me Atlético Madridin zgjatjen e kontratës, e cila përfundon në vitin 2021 dhe ka një klauzolë ndërprerjeje prej 100 milionë eurosh. Më në fund, marrëveshja është arritur nga të dyja palët dhe javën e ardhshme klubi do ta shpallë atë zyrtarisht.

Ky ishte një nga kushtet e domosdoshme, të imponuara ndaj klubit nga trajneri Simeone, për të rinovuar vetë në stolin “rijoblanco” deri në vitin 2022. Kontrata e re e portierit slloven do të ketë edhe rritje të çmimit të klauzolës së largimit. Kjo, si masë penguese karshi ndonjë klubi të madh në Europë, që për muaj të tërë ka qenë duke u përpjekur të marrë shërbimet e tij, sidomos PSG.

Negociatat janë vonuar disi në kohë për shkak të klauzolës. Gil Marin donte të kishte një rritje të saj, të paktën midis 150 dhe 200 milionë euro. Sa për pagën që portieri do të marrë, ajo do të jetë midis 10 dhe 12 milionë eurove në sezon. Përveç kësaj, tashmë po punohet për të gjetur zëvendësuesit në mbrojtje, me Diego Godín dhe Filipe Luis drejt largimit në fund të sezonit.

Related posts

TRONDITET MILANI/ Sulmuesi kryesor DËMTOHET RËNDË, rrezikon të humbasi…

Isa.Autor

BYLIS KOMPLETOHET PARA PARTIZANIT/ Ballshiotët prezantojnë edhe dy lojtarët në huazim nga “Demat”

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester City-Dinamo Zagreb. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment