Futboll La Liga

Barcelona humbet gjyqin, duhet të paguajë 1.2 milionë euro për Alberto Botia

Dhoma Civile e Gjykatës së Lartë konfirmoi sot vendimin e marrë nga Gjykata Provinciale e Barcelonës, e cila e detyroi klubin e Barça-s që t’i paguajë 1.25 milionë euro klubit të Sporting Gijon-it si kompensim për transferimin e mbrojtësit Alberto Botia te Sevilla.

Botia kaloi te Sporting Gijon gjatë verës së vitit 2009 në formë huazimi nga Barcelona, por klubi gijonez fitoi të drejtat mbi lojtarin në fund të sezonit. Megjithatë, klubi katalanas rezervoi të drejtën e blerjes në fund të sezonit pasardhës, gjithashtu dhe 30 përqind të kartonit të tij në rast transferimi.

Në vitin 2012, Sporting Gijon e kaloi lojtarin te Sevilla për 2.5 milionë euro, ndërsa Barcelona nga ana e saj ngriti pretendimet mbi të drejtat për lojtarin. Por, klubi i Sporting-ut tregoi se Barcelona nuk e kishte riblerë lojtarin në kohë dhe kështu i lindte e drejta për t’u mbrojtur në Gjykatë për këtë çështje, kur klubi katalanas ngriti pretendimet mbi lojtarin në fjalë.

Vendimi i Gjykatës Provinciale të Barcelona-s mori vendimin që klubi katalanas të paguante 1.25 milionë euro si dëmshpërblim klubit të Sporting Gijon, ndërsa të njëjtën gjë e bëri edhe Gjykata e Lartë, e cila rikonfirmoi vendimin. Botia luajti vetëm një sezon te Sevilla dhe që prej vitit 2013 luan te Olympiacos në Greqi. 

Related posts

“AI VJEN NGA NJË PLANET TJETËR”/ Legjenda e Milan: Ibra i përjetshëm, vetëm Maldini ka luajtur si ai 40 vjeç…

Delo.autor

E BUJSHME/ Mesfushori Eriksen nuk do të jetë prezent në ndeshjen ndaj Veronës, ja arsyeja e vërtetë…

Delo.autor

LUHET DERBI I LONDRËS/ Arsenal dhe Tottenham për t’u rikthyer te suksesi

Delo.autor

Leave a Comment