Futboll Premier League Sport

ISH-LOJTARI I PREMIER/ Chris Sutton: Ky është gabimi më i madh për Klopp

Ish-lojtari i Premier League, tashmë një analist i shquar në Britani, Chris Sutton, mendon se Jurgen Klopp ka bërë një gabim trashanik duke lejuar Nathaniel Clyne të largohet në formë huazimi gjatë merkatos së janarit.

Mbrojtësi i djathtë iu bashkua Bournemouth gjatë janarit pasi bëri vetëm katër paraqitje për The Reds këtë sezon.

Gjithsesi, Klopp është detyruar të luajë me James Milner në krahun e djathtë pasi Trent-Alexander Arnold është dëmtuar.

“Liverpool nuk ka stol për momentin,” shprehet Sutton.

“Largimi i Clyne është gabimi më i madh që Klopp ka bërë te Liverpool. Mund t’i kushtojë titullin.

“Milner bën një punë të mirë në krahun e djathtë, por Liverpool ka nevojë që ai të luajë në mesfushë. As Lallana dhe as Keita nuk u paraqitën mirë ndaj West Ham, por ata nuk ishin të vetmit.

“Kjo ishte një nga paraqitjet më të shëmtuara të Liverpool këtë sezon. Ishin të dobët në goditjet standarde dhe nuk kafshonin në sulm.”

Related posts

PRANË ZYRTARIZIMIT/ Zbulohet çmimi “FARANOIK” i Realit për transferimin e Hazard

Isa.Autor

“ZGJOHEN” SULMUESIT E TIRANËS/ Muçi dhe Avdijaj, shkëndijat e para për ofensivën “Bardheblu”

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Valencia në “Camp Nou”, rezultati 3-1

Delo.autor

Leave a Comment