Futboll Premier League

“FA CUP”/ Skuadra e Guardiolës triumfon me “poker”, shkëlqen talenti me dopietë

Manchester City ka fituar 4-1 ndeshjen e 1/8-ave të FA Cup ndaj Newport Co duke kaluar në çerekfinalen e kompeticionit.

Pas një pjese të parë të balancuar, kjo për shkak të kushteve jo të mira të fushës së Newport Stadium, City shpërthen në pjesën e dytë.

Sane zhbllokon rezultatin përpara se Phil Foden të dyfishojë. Newport mundohet të reagojë dhe ngushton diferencën me Amond në minutën  88’.

Megjithatë, vetëm një minutë më pas Foden e dopietën e tij vulos gjithçka në favor të Citizens. Ndërsa në sekondat e fundit të takimit, ishte Riyad Mahrez që shënoi golin e katërt.

Të besuarit e Pep Guardiola-s kanë bërë detyrën e tyre, megjithëse nuk ishte aspak e lehtë të luhej në ato kushte.

Vendasit kanë rrezikuar goxha gjatë 45 minutave të para, por i ranë bateritë pas pushimit dhe eksperienca bashkë me kualitetin e lojtarëve të City-t ka vendosur ndeshjen.

Related posts

Milani i prezanton formulën e re Juventusit, vëllai nxjerr “zbuluar” sulmuesin e “Zonjës së Vjetër”

Isa.Autor

Drogba ndodhet në Londër, për të motivuar Chelsean kundër Tottenhamit

Sadik.Autor

REFUZOI SHUMË KLUBE PËR STOLIN/ Allegri zyrtarizon të ardhmen: Do të qëndroj…

Delo.autor

Leave a Comment