Futboll Seria A Sport

Sampdoria-Napoli/ Vendasit s’fitojnë prej 14 ndeshjesh ndaj “axurrëve”

Napoli, një nga kandidatet për të fituar titullin në Itali, e ka nisur sezonin me dy fitore të jashtëzakonshme të arritur me përmbysje. Këtë të diel, ata do të kërkojnë të luajnë në fushën e Sampdoria-s me synimin për të marrë një rezultat pozitiv më të qetë.

Vendasit nuk e kanë nisur shumë mirë sezonin dhe do të kërkojnë të marrin fitoren e parë pas katër humbjesh të njëpasnjëshme, duke llogaritur edhe takimet e fundit të kampionatit të kaluar. Herën e fundit që ata kanë humbur katër radhazi në kampionat ka qenë në 2012-ën, kur kanë humbur shtatë radhazi, por kanë arritur gjithsesi të mbijetojnë duke zënë vendin e 14-të në renditje.

Napoli, nga ana tjetër, ka patur ecurinë e kundërt nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti. Ata kanë fituar 2-1 me Lazio-n në javën e parë të kampionatit dhe 3-2 kundër Milan-it në javën e dytë. Në të dy rastet, ata kanë fituar me përmbysje.

Ndërkohë, Napoli ka shënuar të paktën dy gola në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Sampdoria-s, me këta të fundit që nuk kanë fituar asnjë nga 14 ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër napolitanëve në kampionat.

Related posts

LA LIGA/ Messi jep “VERDIKTIN”: Ky futbollist nuk ka vend në ekipin tonë… (FOTO)

Sadik.Autor

MODRIC NUK MBAN SEKRETE/ Ja ku do të luaj në sezonin e ardhshëm

Delo.autor

LIVE/ Superkupa e Anglisë: Mbyllet ndeshja Arsenal-Liverpool. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment