Futboll Seria A Sport

FESTON DITËLINDJEN E 34-T/ Ish-futbollisti “tradhton” Juventusin: Goli i Morata nuk duhej anuluar

Në ditëlindjen e 34-t, Fernando Llorente, ish-sulmuesi i Juventusit, i intervistuar nga “Radio Marca”, i ka “tradhtuar” ngjyrat bardhezi. Ai u rreshtua në krahun e ish-partnerit, Alvaro Morata.

Sipas spanjollit, që tani luan për Tottenham, goli i anuluar i patriotit të tij gjatë ndeshjes Atletico Madrid-Juventus 2-0 ishte i saktë dhe nuk duhej anuluar: Alvaro është një sulmues i rëndësishëm. Mua më erdhi shumë keq për golat që ia anuluan kundër Real Madridit dhe Juventusit. Mbi të gjitha, golin që shënoi kundër Juves e shohim shpesh në futboll. Nuk kishte faull prej tij, ndaj goli nuk duhej anuluar“.

Një deklaratë surprizë, duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera të Llorente me senatorët bardhezinj dhe tifozët e Juventusit. Dashuria e madhe e Llorente, megjithatë, mbetet Athletic Bilbao, ku sulmuesi shpresonte të kthehej në janar: Shumë është folur për rikthimin tim të mundur në Bilbao, por duke parë dëmtimet që kishin “Spurs” gjatë asaj kohe, situata u bë e komplikuar. Unë nuk kam bërë ndonjë kërkesë të tillë, por do të ishte mirë që t’i jepja fund karrierës time në Bilbao“.

Në fund, Llorente fokusohet në Champions, ku Tottenham është një prag të kualifikimit për në çerekfinale, pas fitores së madhe në ndeshjen e parë kundër Borussia Dortmund: Në të tilla ndeshje ndikojnë shumë faktorë, ndaj gjithçka mund të ndodhë. Të gjitha ekipet mund të fitojë, por në vitet e fundit, Real Madridi ishte padyshim më i miri”. 

Related posts

DOUGLAS COSTA MAHNIT ME TË DASHURËN SUPER SEKSI/ Nathalia Felix, perla jashtë fushe e yllit të Juventus (FOTO)

Delo.autor

VLERËSIME TË SHKËLQYERA PË PORTUGEZIN/ Zgjedh 35-vjeçarin si më të mirin e botës në rolin e tij

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Futbolli argjentinas kthehet në 2021, por me publik! (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment