Futboll Sport

“EJ MBYLLE GOJËN”/ Publikohen pamjet e përplasjes në dhomat e zhveshjes të ish-trajnerit të Serbisë me portierin

Dik Advokat, ish-trajneri i Serbisë, në periudhën kur ndodhi ngjarja e famshme e 14 tetorit 2014 me dronin në Beograd, në të kaluarën ka drejtuar edhe klubin e Fejnordit. Së fundmi janë publikuar disa pamjet nga një dokumentar që po përgatitet për këtë skuadër, teksa shihet se Advokat ka pasur përplasje me një nga ish-lojtarët e tij.

Bëhet fjalë për portierin Nik Marsman, i cili ishte i pakënaqur me skuadrën e tij dhe në dhomat e zhveshjes po bërtiste me të madhe: “Sa të këqij jemi?”.

Në pamje shihet momenti kur Advokat futet aty dhe i thotë: “Hej, hej, hej”, dhe portieri i kthehej: “Hej çfarë!”.

“Mbylle gojën”, ia kthen trajneri portierit. Fejnord është duke realizuar një dokumentar me emrin ‘Dat ene woord’. Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

Related posts

E PAPRITUR/ “AIR Albania” e gatshme të presë një finale të madhe europiane. Ja kur merret vendimi…

Delo.autor

ÇMENDURI TJETËR TE REALI/ 80 milionë euro plus Balen dhe Kroos për të transferuar…

F.autor

Demetrio Albertini: Ancelotti, si Messi për Napolin

Sadik.Autor

Leave a Comment