Futboll La Liga Sport

NGA NEYMARI TEK MESSI/ Presidenti i Barcelonës zbulon sekretet e së ardhmes

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, gjatë një interviste të gjatë për stacionin radiofonik “RKB” ka folur për ato që janë çështjet për të nxehta në kampin katalanas, mes objektivave, të ardhmes së trajnerit e gjithashtu të Lionel Messi, për të diskutuar gjithashtu edhe për Neymar e Coutinho.

“Tripleta është gjithmonë ambicia jonë kur nis sezoni. Të gjithë flasin për Champions League, por ne jemi të interesuar për të fituar të gjithë titujt. Për ne janë prioritet La Liga, Champions League dhe Kupa e Mbretit. Futbollistët kanë ambiciet për të fituar gjithçka, ose të paktën të shkojnë në finale”

“Unë dua që Valverde të qëndrojë dhe ju e dini këtë fakt. Ai ka një kontratë, por do të vijë një moment kur ai nuk do të drejtojë më Barçan. Unë jam i kënaqur me mënyrën se si ai po i bën gjërat. Ernesto do të vazhdojë te Barça edhe vitin e ardhshëm”.

“Ai është mjaftueshëm i fuqishëm për të vazhduar edhe një vit të tretë, madje e shoh më të qetë në punën e tij. Valverde do të jetë trajneri i Barças vitin e ardhshëm edhe nëse nuk fiton asgjë këtë sezon. Ai është një garanci më shumë për futbollistët e rinj si Arthur, Lenglet, Dembélé, De Jong apo Todibo”.

“Messi do të bëjë edhe një rinovim tjetër të sigurtë të kontratës, sepse ai kujdeset shumë mirë për veten e tij. Roli i tij në skuadër është i qartë dhe ai ka akoma dhe shumë vite të tjera futbolli të mbetura”.

“As Neymar dhe as babai i tij nuk më kanë kontaktuar. Unë kam folur me atë kur jam përballur, por as ai dhe as babai i tij nuk më kanë thënë se duan të rikthehet te Barça. Ai ka një kontratë me PSG. Disavantazhi ynë ishte se kishim një klauzolë”.

“Coutinho po kalon një periudhë të vështirë, por unë jam i sigurtë se do ta rishohim sërish në formë pas disa javësh. Kundër Sevilla-s ai na dëshmoi se është i një niveli të lartë. Është një bast serioz, ishte një investim i kushtueshëm dhe besojmë shuëm tek ai”, deklaroi ndër të tjera presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.

Related posts

Marquinhos lavdëron Cavanin: Ai jep gjithçka për PSG-së

Sadik.Autor

SFIDA CHAMPIONS NDAJ VILLARREAL/ Sulmi i katërt më i mirë, treshja Vlahovic-Dybala-Morata jep shpresa

Delo.autor

ARSENAL-MANCHESTER UNITED/ Dy skuadrat luftojnë për një vend në Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment