Futboll Seria A Sport

GATTUSO “RILIND” MILANIN/ Nga shkarkimi tek rinovimi i kontratës për 8 javë

I çuditshëm zanati i trajnerit. Këtë e vërtetojnë shkarkimet e shumta që çdo sezon shoqërojnë kampionatet e ndryshme nëpër botë. Pas më shumë se një viti në krye të kuqezinjve, 41-vjeçari po kalon aktualisht momentin e tij më të qetë në stolin e “Djallit”. 2019 deri tani rezulton e mbarë për teknikun që, me sa duket, ka gjetur ekuilibrat e skuadrës, falë, pa dyshim, edhe merkatos së janarit.

Në fund të vitit diellor 2018, Gatuzo mund të konsiderohej një trajner në rrezik. Eliminimi nga Liga e Europës që erdhi pas humbjes ndaj Olimpiakosit, barazimet me Torinon e Bolonjën dhe sidomos humbja në shtëpi ndaj Fiorentinës përkojnë më ditët më të errëta të Rinos në stolin kuqezi.

Situata rëndohej edhe për shkak së trajneri akuzohej si i paaftë për të marrë më të mirën nga Higuain. Mjaftuan dy përforcime dhe disa rezultate pozitive për të risjellë diellin mbi qiellin e Milanos kuqezi.

Skuadra vijoi ta ndiqte, Çalhanoglu u zgjua, Paketa konfirmoi “syrin” e Leonardos, ndërsa Piontek solli golat që kishin humbur të Higuain. Soliditeti në mbrojtje bëri pjesën tjetër duke rikthyer Milanin dhe Gatuzon në vendin e katërt të renditjes. Duke parë situatën, mund të thuhet se Rino meriton rinovimin e kontratës, por diçka e tillë do të vijë vetëm nëse kuqezinjtë sigurojnë Champions-in.

Related posts

HISTORIA/ Harry Kane, djaloshi me këpucët me baltë që nuk u dorëzua kurrë

Delo.autor

LIVE/ Burnley-Manchester City, Aguero kalon “Qytetarët” në avantazh

Delo.autor

INTER U SHPALLL KAMPIONE E ITALISË/ Ja si ndryshon renditja e sezonit 2020-21 pa VAR në Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment