Basketball

NBA/ Zhgënjejnë San Antonio dhe Toronto, Denver në superformë

Ishin vetëm 3 sfidat në mbrëmjen e NBA, por spektakli nuk mungoi as këtë herë. Spikat padiskutim fitorja e New York Knicks që u rikthye te suksesi në Madison Square Garden pas plot 18 humbjesh radhazi. Në mënyrë surprizë skuadra e trajnerit Fizdale që nuk fitonte në shtëpi që nga 1 dhjetori mposhti me rezultatin 130-118 San Antonio Spurs. Një disfatë që djeg në shtëpinë e skuadrës teksane sepse tashmë kualifikimi në play-off është komplikuar jo pak për formacionin e Gregg Popovich. San Antonio ka zbritur në vendin e 7-të të konferencës së Perëndimit dhe ndjen presionin e Clippers dhe Kings nga pas. Ylli i Spurs DeMare DeRozan bëri atë që duhet të bënte në këtë përballje, realizoi 32 pikë ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me 4 asiste e 9 rebound, por diferencën në këtë ndeshje e bëri loja e mirë në grup e New York Knicks. 6 basketbollistë të vendasve arritën një kuotë pikësh me dy shifra ndërkohë që spikati Doston me 27 pikë.

Fitore shumë e thjeshtë për Denver Nuggets ndaj Los Angeles Clippers. Në Pepsi Center, formacioni nga Colorado ishte i papërmbjashtëm duke triumfuar me rezultatin 123-96. Për të marrë fitoren e 4-t radhazi dhe për të blinduar vendin e dytë në Përëndim Denver kishte nevojë për një super Nikola Jokic. Basketbollisti serb me 22 pikë dhe 16 rikuperime ishte më i miri mbi parket për Nuggets, ndërkohë që nuk mbeti pas as Paul Millsap që bëri gjithashtu një figurë të shkëlqyer.

Pas 7-të fitoresh rresht u thye në mënyrë shumë surprizuese Toronto Raptors që ra në shtëpi ndaj Orlando Magic me shifrat 98-113. Skuadra nga Florida vijoi momentin pozitiv duke marrë fitoren e 8-të në 10 ndeshjet e fundit, sukses që rriti ndjeshëm shanset e Orlandos në Lindje. Ndërkohë Toronto me këtë disfatë e sheh veten akoma më të distancuar nga Milëaukee Bucks dhe vendi i parë në sezonin e rregullt në Lindje bëhet një mision shumë i vështirë për skuadrën kanadeze.

Related posts

LeBron çon Cleveland në finalet e Konferencës së Lindjes

Sadik.Autor

NBA/ Lakers në telashe, basketbollisti Davis dëmtohet sërish dhe rrezikon të mos luajë

Delo.autor

EUROLEAGUE/ Fenerbahce “leksion” edhe Real Madrid, Panathinaikos “heq qafe” CSKA-në

Delo.autor

Leave a Comment