Futboll La Liga Sport

ISH-YLLI I MANCHESTER UNITEDIT/ Rooney: Unë do të kisha votuar këtë yll për “Topin e Artë”

Ish-sulmuesi i Manchester United dhe i Anglisë, Wayne Rooney, thotë se ai do të kishte votuar Cristiano Ronaldon për ta fituar “Topin e Artë” në vend të Luka Modric, vitin e kaluar. Portugezi u rendit i dyti, mbas Modric, në ceremoninë e vitit të kaluar. Superstari i Juventusit e humbi mundësinë për ta fituar çmimin prestigjioz për herë të gjashtë.

33-vjeçari kroat i dha fund dominimit të Ronaldos dhe Lionel Messit në dekadën e fundit, që e kanë fituar nga pesë herë secili këtë trofe individual. CR7 insistoi se e meritonte ai çmimin, por Modric triumfoi pas shkuarjes me Kroacinë deri në finale të Kupës së Botës 2018.

Modric luajti së bashku me Ronaldon, i cili u bashkua me Juventusin verën e kaluar, duke fituar Ligën e Kampionëve për të tretin vit radhazi. Ata mundën Liverpool në finale. Rooney thotë se ish-shoku te Manchester United do ta kishte votën e tij për “Topin e Artë”, para Modricit.

Luka Modric është një lojtar fantastik, – tha Rooney për DAZN. – E pëlqej shumë pasimin e tij dhe mënyrën se si lëviz me topin. Aktualisht, ai nuk duket aq i shpejtë për syrin, por kur luan kundër tij e kupton sa vlera ka. Ai është një lojtar fantastik, ka pasur një karrierë të shkëlqyer.

Sidoqoftë, nuk mendoj se ai është lojtari më i mirë në botë, por në aspektin e vitit të kaluar ishte i denjë për atë çmim. Sigurisht, ka pasur një vit të madh me Real Madridin dhe pa dyshim një paraqitje të shkëlqyer si kapiten me Kroacinë.

Nëse do të kisha të drejtë, unë do të votoja Ronaldon për “Topin e Artë” vitin e kaluar. Natyrisht, duke mos i hequr asnjë meritë Luka Modric. E fitoi ai çmimin dhe e meritonte“.

Related posts

“Karikohet” Ricciardo, Red Bull është gati për të surprizuar në garën e Monakos

Sadik.Autor

NËSE MESSI IKËN NGA BARCELONA? Argjentinasi do të paguhet nga katalanasit deri në vitin 2025

Delo.autor

TRONDIT ME DEKLARATËN/ Neymar: Nuk e di nëse kam forcën mendore të merrem me futboll

Delo.autor

Leave a Comment