Futboll Seria A Sport

GATTUSO “RILIND” SKUADRËN/ Presidenti i Milanit: Jam i kënaqur me klimën që është krijuar tek “Kuqezinjtë”

Lëndimet e shumta në pjesën e parë të sezonit, eliminimi nga “Europa League” që në fazën e grupeve dhe polemikat e vazhdueshme në lidhje me rastin “Higuain”. Gennaro Gattuso, këtë sezon, shpesh e ka gjetur veten përballë momentesh delikate, madje duke rrezikuar që të largohet nga stoli i skuadrës, fanellën e së cilës e ka veshur gjatë viteve.

Pas startit disi të errët të sezonit, Milani ka arritur të ketë një paraqitje pozitive në fillim të vitit 2019, çka iu ka lejuar kuqezinjve të ngjiten deri në vendin e katërt të Serie A. Më tepër se kaq, skuadra e Gattusos e ka reduktuar në vetëm katër pikë distancën nga Interi i vendit të tretë, duke u kualifikuar edhe në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, pasi eliminoi së fundi Napolin e Carlo Ancelottit në “San Siro”.

Këto rezultate të rëndësishme thuhet se e kanë “votëbesuar” Gattuson në stolin e Milanit, me ish-mesfushorin kuqezi që konsiderohet nga klubi një nga arkitektët kryesorë të kësaj rilindjeje. Mësohet se, Gattuso do mbi të gjitha të fitojë besimin e presidentit Paolo Scaroni, i gatshëm për ta konfirmuar në fund të sezonit, nëse provat janë të vijueshme.

Jam i kënaqur me klimën, që është krijuar në Milano, e cila përfshin lojtarët e rinj dhe ata që ishin nën urdhrat e Rino. E çmoj shumë karakterin që kishte Gattuso për të luajtur në fushë, por edhe tani si trajner. Ai ka qenë në gjendje t’i ketë lojtarët në anën e tij, të mposhtë vështirësitë e lëndimeve dhe të gjitha pengesat e tjera. Ne i detyrohemi shumë“, – thotë presidenti kuqezi.

Eshtë e qartë se trajnerit Gattuso i njihen meritat për “rilindjen” e portierit Donnarumma, të rritjes së Kalabria dhe Cutrone, përveç “ringjalljes” së Bakayoko, që tani është pikë referimi në mesfushën kuqezi. Qëndrueshmëria e re mbrojtëse dhe “pjelloria” e menjëhershme në sulm, pas arritjes së Piatek dhe Paqueta, e kanë bërë Milanin më kompetitiv. Natyrisht, kjo është meritë e Gattusos, që tani, në mënyrë të vendosur, drejton një grup lojtarësh plot shëndet dhe entuziasëm.

Related posts

Cagliari transferon në Serie A, ish kapitenit e Kroacisë

Sadik.Autor

Probelemet e Juventus, Dybala dhe Higuain kanë mbetur në “Wembley”

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Prova e madhe e Partizanit, ja si do të rreshtohen sonte të kuqtë ndaj BATE-s

F.autor

Leave a Comment