Futboll Sport

ËSHTË E PABESUESHME../ “Vetëm dy lojtarë mund të luanin, të tjerët ishin m..” (VIDEO)

Andy van der Meyde ka bërë një deklaratë befasuese për Everton-in në kanalin e tij në Youtube. Ish-futbollisti holandez u transferua në 2005-ën nga Inter te klubi anglez, por nuk arriti kurrë të përshtatej.

Gjatë katër viteve atje, ai luajti vetëm 20 ndeshje në Premier League nën drejtimin e David Moyes para se të largohej në qershorin e 2009-ës.

Tani, për pothuajse tre vite, holandezi drejton emisionin e tij në Youtube, ku interviston futbollistë në makinën e tij. I ftuari i tij këtë herë ka qenë Dusan Tadic, ish-lojtar i Southampton.

Mesfushori sulmues, që tani luan tek Ajax, e ka pyetur Van der Meyde për eksperiencën e tij në Premier League dhe përgjigja ka qenë befasuese.   

“Në 2003-shin shkova tek Inter, luajta dy vite atje dhe më pas u transferova tek Everton, ku qëndrova për katër vite. Ishte një mut”, ka thënë ish-futbollisti.

“Kishte vetëm dy lojtarë që mund të luanin futboll, pjesa tjetër vetëm vraponin dhe godisnin topin. Është e pabesueshme”.

Related posts

Ahmataj kërkon kohë për të bërë ndryshimin e madh te Kamza

Sadik.Autor

RIVALËT NË “EURO 2020″/ Njihuni me rezultatet më të PAHARRUSHME dhe më ZHGËNJYESET të KUQEZINJVE

Isa.Autor

Shënohet goli i parë në ndeshjen City – Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment