Futboll Seria A Sport

GËZUAR DITËLINDJEN KAPITENI IM! Icardi merr mesazhin e veçantë nga Barcelona, ja ylli që e uron

Ditëlindja e Mauro Icardi-t ka qenë pak ndryshe në krahasim me ato të viteve të fundit. Ish-kapiteni i Inter-it po kalon një moment të keq pasi klubi vendosi t’ia heqë shiritin.

Nuk ka patur vezë dhe miell në qendrën stërvitore të zikaltërve, siç ka ndodhur për Ranocchian pak ditë më parë. Megjithatë, numri 9-të i milanezëve ka marrë një mesazh të veçantë nga Barcelona.

Bëhet fjalë për urimin që i ka bërë Rafinha, ish-mesfushori i Inter, i cili ka krijuar një lidhje të ngushtë me argjentinasit gjatë kohës që ka qenë në Milano.

Ai ka publikuar në Instagram dy fotografi të dy lojtarëve me fanellën e Inter-it. Në njërën është shkruar: “Gëzuar ditëlindjen vëlla”, te tjetra: “Oh kapiten, i imi kapiten”. Duket se edhe për Rafinha-n ka qenë e vështirë të pranohet vendimi i marrë nga klubi.

Related posts

FORMULA 1/ Hamilton më i shpejti në Hungari, por Vettel dominon në pistën me shi

Delo.autor

BRENDA QENDRËS STËRVITORE TË MILANIT/ Nga topi 90 cm te “buka me vete”, ja ndryshimet e “Kuqezinjve” me Piolin

Delo.autor

FRIKA NGA “KORONAVIRUS”/ Anglia përgatitet për “kyçjen” e stadiumeve

Delo.autor

Leave a Comment