Futboll Premier League Sport

SANCHO PO MAHNIT BUNDESLIGAN/ Ja arsyet e çuditshme që Liverpooli nuk e bleu yllin

Quhet Jadon Sancho, është vetëm 18 vjeç dhe në këtë moment vlen të paktën 70 milionë euro: është ky futbollisti që po mahnit Bundesligën, dhe jo vetëm të, sepse klubet më të rëndësishëm në botë e ndjekin me interesim të madh, duke e ditur se Dortmundi thjesht pret ofertën e duhur për ta shitur dhe për të zbuluar Sanchon e radhës.

Sulmuesi anglez la Manchester Cityn në verën e vitit 2017 për të firmosur për Dortmundin, që pagoi vetëm 7,8 milionë euro, si kompensim trajnimi. Një transferim madhështor për Dortmundin, ndërkohë që në Angli ka pasur debate pa fund mbi paaftësinë e klubeve angleze për të pikasur talentin e tij.

Megjithatë, trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp ka zbuluar se “Të Kuqtë” dëshironin të firmosnin me Sancho kur ky doli në treg, por kultura që rrethon transferimet mes klubeve angleze ndaloi marrëveshjen.

“Klubet e Bundesligës po bëjnë biznes të shkëlqyer duke blerë lojtarë angleze, por Liverpool nuk kishte asnjë shans ta merrte Sanchon.

“Ne nuk jemi të verbër, e kishim parë, na pëlqeu dhe menduam, ‘A mund ta marrim?’. Jo. Sepse klubet angleze nuk u shesin klubeve angleze.

“Nuk e di cila është arsyeja, saktësisht, por thjesht nuk e bëjnë. Tani të rinjtë anglezë shkojnë në Gjermani dhe Bundesliga është një kampionat i mrekullueshëm”, shpjegoi Klopp.

Në të vërtetë, edhe Arsene Wenger ka qenë i interesuar për Sancho, i cili në 28 ndeshje për Dortmundin ka shënuar 8 gola e ka dhënë 10 asiste.

Related posts

ZYRTARE/ Klubi i Serisë A shet sulmuesin e Kombëtares Shpresa tek skuadra e…

Delo.autor

DERBI NË MERKATO PËR GRANIT XHAKËN/ Ja formula që të dy klubet e Milanos i propozojnë “Topçinjve”

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me 10 futbollistët me klauzolën më të lartë, të prishjes së kontratës

Q.Autor

Leave a Comment