Futboll Premier League Sport

PAS KRITIKAVE PËR SARRIN/ Tifozët e Chelseat sulmojnë edhe lojtarin: Aktivizimi më i keq në…

Të thuash se në Londër gjërat nuk po shkojnë mirë për Maurizio Sarri-n është një eufemizëm. Nëse ish-trajneri i Napolit kishte dy ndeshje për të bindur Chelsean të mos e shkarkonte, e para nuk ka shkuar ashtu siç shpresonte. Humbja kundër Manchester United i ka kushtuar eliminimin nga Kupa e Anglisë dhe shumë kritika teknikut. Dhe jo vetëm atij. Në shënjestrën e tifozëve ka përfunduar një italian tjetër. Siç ka shkuar “Daily Mail”, koret kundër Sarri-t janë shtuar në momentin që Davide Zappacosta është futur në fushë.

Mbrojtësi i krahut, i transferuar në Londër kur Conte drejtonte “Blutë”, ka marrë vendin e Azpilicueta dhe ka bërë që të shpërthejë zemërimi i tifozëve vendas. Arsyeja? Me ekipin që po humbte ndeshjen 2-0, pritej që Sarri të zëvendësonte një mbrojtës me një sulmues, si Giroud, ose të aktivizonte të paktën një sulmues krahu si talenti Hudson-Odoi. Duket se, ashtu si idhujt e tyre në fushën e lojës, as tifozët e Chelsea nuk e kanë kuptuar akoma mirë si funksionon “Sarriball”. Zëvendësimet bëhen në bazë të pozicionit dhe nëse del një mbrojtës krahu, duhet të futet në fushë një mbrojtës krahu.

Për rrjedhojë, i ka takuar Zappacostas të bëhet imazhi i një humbjeje të vështirë për t’u pranuar dhe që mund të ketë pasoja të rëndësishme. Dhe tifozët nuk e kanë kursyer italianin në Twitter… “Nëse Zappacosta është përgjigjja, cila është pyetja?”, ka shkruar një nga mbështetësit e londinezëve. Ka patur edhe nga ata që kanë vënë në dyshim cilësinë e mbrojtësit. “A mund të më thoni jnjë lojtar rezervë më të keq se Zappacosta. Aktivizimi i tij në fushë kur ndeshja ishte 2-0 mund të jetë zëvendësimi më i keq i bërë ndonjëherë nga një skuadër e Premier League”.

Gjithsesi, pjesa më e madhe e kritikave ka qenë për Sarrin: “Me Giroud dhe Hudson-Odoi në stol, ai aktivizon Zappacosta-n kur jemi në disavantazh 2-0. Dhe më pas habiten pse tifozët janë të zemëruar…”. Me pak fjalë, nuk ka qenë një natë aspak e mirë për italianët. “Me aktivizimin e Zappacosta-s është prekur fundi”, ka qenë përfundimi i një tifozi tjetër.

A do të jetë fundi edhe për Sarri-n?

Related posts

MILIONA DHE PRESTIGJ/ Derbi i kryeqytetit vjen ndryshe, titulli kalon nga “Air Albania”

F.autor

PAS 12 VITESH SË BASHKU/ Ish-portieri i Real Madrid, Iker Casillas ndahet nga gazetarja e njohur

Delo.autor

E BUJSHME/ Gazetari spanjoll sfidon Al-Khelaifin e PSG: Mbappe te Reali, po të them edhe datën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment