Futboll Seria A Sport

GODET PAS MERKATOS SË JANARIT/ Milani arrin marrëveshjen për talentin francez

Sipas “Sport Mediaset”, Milan ka arritur marrëveshjen me Nice për sulmuesin 21-vjeçar Allan Saint-Maximin, i cili pritet t’i bashkohet kuqezinjve në fundin e këtij sezoni.

Milanezët kanë qenë shumë afër lojtarit në merkaton e janarit, por ndërhyrja e trajnerit Vieira ka bërë që operacioni të dështojë. Kontaktet mes klubeve kanë vazhduar dhe francezët mësohet të kenë pranuar ofertën 20 milionë euro të italianëve.

Për zyrtarizimin e marrëveshjes do të duhet të pritet, sepse, gjithmonë sipas “Sport Mediaset”, operacioni mund të varet nga kualifikimi i skuadrës së Gattuso-s në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Related posts

E pabesueshme në Madrid: Juventusi përmbys Realin (VIDEO)

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ ZIDANE rikthehet te JUVENTUSI, ja pozicioni që do të mbulojë

Isa.Autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Atalanta-Manchester United. Rezultati 2-2

Delo.autor

Leave a Comment