Futboll Premier League Sport

GODITJE E DYFISHTË PËR SOLSKJAER/ Dy titullarët larg fushave, ja sa do të mungojnë…

Anthony Martial dhe Jesse Lingard do të qëndrojnë rreth 2-3 javë larg fushave pasi janë dëmtuar gjatë mesjavës ndaj Paris Saint-Germain në Champions League.

Lojtarët nuk do të jenë në ndeshjen e së hënës ndaj Chelsea-t, e vlefshme për raundin e pestë të FA Cup, si dhe në sfidën ndaj Liverpool në Premier League të dielën.

Ata gjithashtu do të mungojnë për ndeshjet e kampionatit ndaj Crystal Palace dhe Southampton. Gjithashtu, edhe ndeshja e kthimit me PSG është në rrezik.

Lingard ka pësuar një tërheqje muskulore në kofshë gjatë pjesës së parë, ndërsa Martial e ndoqi në pushimin e ndeshjes, edhe ai me probleme muskulore.

Megjithatë, trajneri Ole Gunnar Solskjaer mbetet optimist. Ai shpreson që Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez të zëvendësojnë denjësisht dy të dëmtuarit.

Related posts

E ARDHMJA E NEYMAR LARG FRANCËS/ Perez ofron 85 milionë plus Gareth Bale, ja vendimi i PSG

Delo.autor

Levante i bën një dedikim special Armando Sadikut

Q.Autor

ÇUDIA VJEN NGA SUEDIA/ Dëmtimi i pabesueshëm në botë, gjatë zëvendësimit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment