Futboll Sport

GOL DHE ASIST/ Futbollisti shqiptar shkëlqen në kampionatin francez (VIDEO)

Arbër Zeneli, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, ka gjetur golin e parë me skuadrën e tij të re në Francë, Reimsin.

Sulmuesi dardanas, u transferua nga Herenveni te Reimsi në ditët e fundit të janarit dhe duket se ka nisur të gjejë hapësira në Francë. Në sfidën që ekipi i tij luante jashtë fushe me Montpelierin, e cila ishte e vlefshme për kampionat, Zeneli ka shënuar golin e dytë.

Ai nuk ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë duke vendosur epërsinë për Reimsin, që fitoi 2-4. Gjithashtu ai ka dhënë dhe asist te goli i parë që u shënua nga Oudin. Zeneli kështu në ndeshjen e parë si titullarë bind më së miri me paraqitjen e tij.

Reimsi lufton për një vend në Europë, pasi është në vendin e gjashtë me 41 pikë, tre pikë më pak se vendi që prek Europën.

Kujtojmë që Zeneli me Kombëtaren e Kosovës në 15 takime ka shënuar 6 gola.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA E TRAJNERIT/ “Mentori” i tij rrëfen: Allegri ishte afër stolit të Napolit, përpara se…

Delo.autor

OPERIMI SHKOI ME SUSES/ Koha e parashikuar kur rikthehet Bilia

Isa.Autor

Mourinho merr një vendim për Pogban, ai…

Sadik.Autor

Leave a Comment