Futboll Sport

“HEQJA E SHIRITIT,SIKUR TI KISHIN PRERË KËMBËT ICARDI”/ Wanda Nara në lot (FOTO)

“E pyeta Moratin nëse më jep dot një dorë për ta bërë atë të luajë, sepse Mauro mbyllet në këto raste, është shumë keq”. Wanda Nara, gruaja e bomberit argjentinas të Interit, e ka komentuar në lot për “Tiki Taka” situatën e Icardit në klubin zikaltër, pasi i hoqën shiritin e kapitenit.

Më tej, duke e konsideruar një javë tepër të vështirë për familjen e saj, Wanda Nara ka nënvizuar: “Nuk kemi patur asnjë dyshim për të shkuar në stadium në sfidën me Sampdoria. Shkoj gjithmonë në stadium si bashkëshortja e kapitenit të Interit dhe si nëna e Valentinos, që është tifoz zikaltër.

U larguam 5 minuta para përfundimit të lojës, vetëm për arsye sigurie. Mauro po e vuan shumë heqjen e shiritit, është sikur t’i kesh prerë këmbën. Ai është shumë krenar për shiritin dhe për këtë fanellë.

Biseda me Morattin? Folëm, pasi i kisha dërguar një mesazh falënderues për fjalët pozitive që kishte thënë për Mauron. I kërkova ndihmë, sepse Mauro po vuante shumë. Kjo situatë duhet zgjidhur sa më parë”.

Agjentja e sulmuesit argjentinas hedh dritë edhe mbi sulmin ndaj saj, për të cilin ka bërë denoncim në polici: “Po dërgoja djalin tim të vogël në ndeshje, kur më goditën me gurë makinën. Nuk doja që kjo të dilte në media, por bëra denoncim. Për fat të mirë ndodhi në një vend, ku kishte kamera. Nuk njoftova as Mauron dhe as familjen time në Argjentinë. Familja ime është Interi, ndaj telefonova klubin. Pastaj më mori Marotta, isha e shokuar.

Jemi një familje interiste. Mauro ka shënuar 120 gola me këtë fanellë dhe është i pari që beson te kjo skuadër. Jetoj në Milano për Interin dhe nuk dua të largohem. Mauro është shumë i sinqertë dhe ndoshta kjo është një e metë në këtë botë hipokrite. Ideja jonë është të mos largohemi nga Interi”.

Related posts

KATAR 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Bardhi, sulmuesi Pandev ndëshkon Gjermaninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

PËRJASHTIMI I SHKUMBINIT NGA DISIPLINA/ Reagon Dinamo: Drejtësia vendosi…

Delo.autor

PREMIER LEAGUE/ Chelsea, Conte vendos përfundimisht të ardhmen e tij

Sadik.Autor

Leave a Comment