Futboll Sport

DUETI I SUKSESSHËM/ Dembele: Mrekulli të luash me të, Messi e bën futbollin më të lehtë

Lionel Messi dhe Ousmane Dembele formojnë një partneritet të përsosur në sulmin e Barcelonës, falë gjithë vëmendjes së kundërshtarit, që kjo dyshe tërheq. Ndërkombëtarët e Argjentinës dhe Francës kanë siguruar një duet të suksesshëm gjatë këtij sezoni në “Camp Nou”, duke shënuar 43 gola mes tyre, në të gjitha ndeshjet.

Ish-ylli i Borussia Dortmund e ka mbushur tashmë hendekun e mbetur nga largimi i Neymar, pasi braziliani u transferua te PSG në vitin 2017, në një përpjekje të dëshiruar për t’u çliruar nga hija e Messit.

Dembele, përkundrazi, është mëse i lumtur që kapiteni i tij të ketë vëmendjen kryesore të ekipeve kundërshtare. “Është e mrekullueshme të luash me të, ai e bën futbollin më të lehtë, – tha francezi për faqen e internetit të Barcelonës. – Unë ia jap topin Messit dhe ai bën gjëra të pabesueshme. Kur është në fushë, është më e lehtë për ne, që luajmë në sulm, sepse rivalët përqendrohen kryesisht tek ai”.

Të dy, Messi dhe Dembele, ka të ngjarë të kenë një rol të rëndësishëm për skuadrën e Ernesto Valverde, kur të luajnë ndaj Lyon, në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve.

Dembele paralajmëroi: “Lyon ka një ekip me lojtarë mjaft të mirë dhe është shumë e vështirë për të fituar atje. E kanë demonstruar qartë këtë sezon potencialin që kanë, duke fituar kundër Manchester City dhe PSG. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të mos mendojmë se loja do të jetë e lehtë.

Nabil Fekir, i pezulluar për ndeshjen e parë, është futbollisti më i mirë i tyre, por ka edhe lojtarë të tjerë, që kanë cilësi të mëdha. Lyon është i rrezikshëm në të gjithë fushën. Ne duhet të përqëndrohemi në objektivat tanë. Duam të fitojmë tituj: Ligën e Kampionëve dhe La Liga-n, sigurisht!”

Related posts

SULMOHET RONALDO/ Do luani me lojtarin më të mirë në botë, Dybala: Pse do vijë dhe Messi te ne?

Isa.Autor

“SHPRESOJ TË JEM BABAI I…”/ Trajneri i Chelsit habit me deklaratën për Higuian

Delo.autor

Chelsea heq dorë nga Enrique, tani kërkon një tjetër trajner

Sadik.Autor

Leave a Comment