Futboll Sport

Ish-futbollisti i Barçës: Guardiola nuk mësoi asgjë nga Van Gaal

Sonny Anderson beson se Pep Guardiola nuk mësoi asgjë nga Louis Van Gaal, që të bëhej më pas një trajner i madh. Guardiola luajti nën drejtimin e Van Gaal për tri sezone (1997-2000) dhe fitoi dy tituj të La Liga-s. Holandezi u largua në fund të sezonit 1999-2000 për të drejtuar për herë të parë ekipin kombëtar të vendit të tij, ndërsa Guardiola e trashëgoi punën e Van Gaal si trajner në “Camp Nou” në vitin 2008.

Në një intervistë ekskluzive me “Goal.com”, Anderson tha: “Unë mendoj se Guardiola nuk mësoi asgjë nga Van Gaal. Pep tashmë kishte gjithçka si lojtar, edhe për t’u bërë trajner i madh, sikurse tani është. Për mua, ishte Van Gaal, ai që mësoi nga Pep, si t’i luante ndeshjet e Barcelonës.

Van Gaal i pëlqente pasimet e gjata, ndërsa Guardiola ato të shkurtrat. Dhe nga këto biseda midis tyre u praktikua dhe u përcaktua stili i lojës së atyre viteve.

Van Gaal jepte disa udhëzime dhe pastaj, brenda fushës, Pep e drejtonte ekipin, bazuar në atë se si Barcelona duhej të luante sipas stilit të vet historik. Ishte Guardiola, ai që e mësoi Van Gaal se si ekipi duhej të luante”.

 

Koha e Van Gaal në “Camp Nou” përkoi me debutimin e legjendave të Barcelonës, Carlos Puyol dhe Xavi, të cilët u bënë figura qendrore në skuadrën e drejtuar nga Guardiola, e cila fitoi Ligën e Kampionëve në vitet 2009 dhe 2011.

“Unë e prisja këtë, – tha Anderson. – Është e vështirë për lojtarët e atij niveli që të jenë në të njëjtën skuadër dhe të funksionojnë për bukuri. Puyol ishte gjithmonë një mbrojtës i madh dhe që nga dita e parë, që erdhi për t’u stërvitur me ne, tregoi karakterin e tij.

Xavi kishte shumë cilësi dhe po fillonte të bënte një epokë. Ata ishin në gjendje të bënin gjëra shumë të mira. U rritën së bashku, e dinin mirë se çfarë duhej të bënin”.

 

Related posts

FITORJA E GJASHTË RADHAZI/ Atletico MPOSHT “Katalanasit” falë gabimit të Ter Stegen

Delo.autor

PAS 20 VITESH/ Ashly Cole i jep fund karrierës në futboll, ja profesioni i ri…

F.autor

Vuajnë United dhe Barcelona, Inter kërkon 60 mln sterlina për 23-vjeçarin

Sadik.Autor

Leave a Comment