Futboll Seria A Sport

LË PAS RONALDON NË KAMPIONAT/ Sezon fantastik për “Bomberin” Piatek: As në ëndrrën më të çmendur…

Tridhjetë gola sezon falë në përvojën e parë në Serinë A nuk janë pak. Aq më tepër për një sulmues që vinte nga modestët e Krakovës në kampionatin polak. 13 realizime në fazën e parë më Xhenoan e më pas kalimi te Milani ku gjeti në nëntë raste rrugën e golit. Kristof Piontek do të jetë një nga kolonat kuqezi në sezonin e ri.

Numri 19 do të përfaqësojë terminalin ofensiv dhe, pavarësisht se bilanci ekipor i sivjetshëm nuk është ideali, polaku e ka cilësuar atë personal si diçka që vetëm mund ta kishte ëndërruar kur zbarkoi në Itali thuajse dhjetë muaj më parë. Mendimin e tij, Piontek ia ka besuar një postimi në rrjetin “Instagram”, kur mëngjesin e djeshëm shkruante:

“Ndaj SPAL-it u mbyll sezoni im i parë në Serinë A. Përpara se të transferohesha, nuk e imagjinoja kurrë se do të kisha shënuar një total prej 30 golash me dy skuadrat, te të cilat pata fatin të luaja. Mirënjohje dhe vetëm falënderime për Xhenoan dhe Milanin”.

TAKIMI Me një gol më shumë në kampionat, polaku mund të hynte në histori si golashënues i vetëm që shënonte të paktën nga dhjetë gola me dy skuadra të ndryshme brenda të njëjtit edicion të Serisë A. Mbase kjo arritje do të kishte qenë e tepërt, teksa sulmuesi të dielën mbrëma pa t’i venitej përpara syve shansi për të shijuar Ligën e Kampioneve. Edhe për këtë aspekt do të ketë kohë. Nga respekti për klubet që i dhanë besim, 23-vjeçari merr meritat edhe të arritjeve në nivel personal.

piontek

Me sytë në sezonin e ardhshëm, Piontek mbyll postimin e tij me një urim për veten dhe ata që e mbështetën, pa harruar sigurisht edhe Milanin. “As në ëndrrën më të çmendur nuk do të kisha parë veten si golashënues i Kupës së Italisë dhe i treti në renditjen e bomberave të Serisë A për sezonin që sapo u mbyll. I falënderoj të gjithë për mbështetjen dhe emocionet që kemi përjetuar të gjithë së bashku. Mendoj se tani ka ardhur koha për të pushuar pak dhe për të dhënë maksimumin në kombëtare. Shpresoj shumë që në vitin e ardhshëm të përmirësohemi të gjithë. Forca Milan!” mbyllte postimin e tij sulmuesi kuqezi.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Barcelona-Benfica. Rezultati 0-0

Delo.autor

SEZONI FANTASTIK I YLLIT TË DORTMUND/ Haaland kundër të gjithëve: Kam humbur shumë raste

Delo.autor

Më shumë benzinë zjarrit, mbrojtësi kroat çmend serbët (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment