Futboll Premier League Sport

NGA VARFËRIA TEK “JOCKERI” NEYMAR/ Ja rrëfimi i karrierës së yllit të Premier League

Felipe Anderson, ish-ylli i Lazios që tani luan me West Ham, ka dhënë një intervistë interesante për BBC. Karriera e tij është e suksesshme, por ka filluar mes mijëra vështirësive. Futbollisti e ka nisur rrëfimin e tij që nga koha kur luante në Brazil dhe nuk kishte “mjaftueshëm ushqim në tavolinë”. Nga problemet në fillimet e tij te buzëqeshja aktuale, duke përmendur edhe një mik të ngushtë dhe bashkëkombës, Neymar-in, të cilin e quan “joker”.

PROBLEME – “Ka patur momente kur nuk kishim çfarë të hanim në   shtëpi. Kur vinte fundi i muajit mund të shihja trishtimin në sytë e prindërve të mi, sepse nuk ishin në gjendje të na jepnin më të mirën. Kishin shumë borxhe dhe kishin debate në lidhje me këtë”, ka thënë Anderson.

“Gjithsesi, unë nuk e shihja paranë si një pengesë, edhe pse duhej të merrja borxh çizmet, apo gjëra të tjera, nga miqtë. Tani marr forcë nga ajo që ka qenë e kaluara ime. Më ka ndihmuar t’i mbaj këmbët në tokë dhe të mbetem i përulur. Kam dëshirë të ndihmoj të tjerët, sepse e di se ka shumë njerëz në situata të vështira, ashtu siç kam qenë  edhe unë “.

LAVDIA DHE NEYMAR – Pas shumë sakrificash, Anderson ka  gjetur buzëqeshjen falë futbollit. Kulmi ka qenë në 2016-ën, kur fitoi medaljen e artë në Rio me fanellën e Brazilit. Pjesë e atij ekipi ka qenë edhe Neymar, me të cilin Anderson ka krijuar një lidhje të fortë që nga kohët e Santos-it:

“Neymar është shumë argëtues. Një joker. I bën gjithmonë njerëzit të qeshin. Adhuron muzikën dhe të përfshijë njerëzit. Kështu ka qenë gjithmonë dhe nuk do të ndryshojë kurrë. Nëse jemi diku dhe nuk është atmosfera e duhur, e di se ai do të ngjitet mbi një tavolinë dhe do t’i motivojë të gjithë. Nuk rri dot pa qeshur dhe pa bërë shaka”.

Related posts

Lazio ndalet nga Atalanta, Strakosha vendimtar

Sadik.Autor

SFIDA NDAJ BOLIVISË PËR “QATAR 2022″/ Messi: Do të jetë një moment spektakolar. Një çmenduri e vërtetë

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventusi bën gati goditjen e madhe në merkato, sulmuesi i Liverpulit pranë “Zonjës së Vjetër”

F.autor

Leave a Comment