Futboll Sport

INTERI MBETET ME “GISHT NË GOJË”/ Modric rinovon me Real Madridin

Luka Modric do ta rinovojë kontratën me Real Madridin, sipas “Marca”. Kroati ka arritur marrëveshje me klubin për të vazhduar në “Santiago Bernabeu” deri në fund të sezonit 2020-2021, mes raporteve të shumta mediatike se dëshironte të largohej nga “Los Blancos”. Interi është parë si klubi më i interesuar për të nënshkruar mesfushorin nënkampion bote.

Ky i fundit e ka ndarë mendjen tashmë dhe ka pranuar të jetë pjesë e gjigantëve të La Liga-s deri më 30 qershor 2021. Kësisoji, “Los Blancos” i kanë siguruar shërbimet e fituesit të “Topit të Artë” deri në moshën 36-vjeçare. Kroati u bashkua me Real Madridin në verën e vitit 2012, nën drejtimin e Jose Mourinhos, duke ardhur nga Tottenham, pas bisedimeve intensive dhe të vështira me presidentin Daniel Levy.

Ai mori disa kohë për t’u përshtatur me dinamikën e ekipit të ri, por në sezonin e dytë u bë pikë referimi për “Los Blancos”, të cilët e kanë zgjeruar bastin mbi të, duke ia ronovuar kontratën. Në këtë vendim ka ndikuar atjetër pika e lartë e karrierës së Modric, i cili meritoi të gjitha llojet e vlerësimeve dhe çmimeve ndërkombëtare në vitin e kaluar.

Ai zbriti nga froni i “Topit të Artë” Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, pas 10 vitesh dominim absolut në këtë trofe prestigjioz individual. Po ashtu, kroati u shpall “The Best” i FIFA-s dhe i UEFA-s. Hierarkia e klubit të bardhë e ka kuptuar atë që Modric përfaqëson dhe rëndësinë e tij për skuadrën aktuale të Realit, ndaj zgjodhi ta shpërblejë me një marrëveshje të re. Ëndrra e lojtarit dhe e klubit është që të tërhiqet si profesionist në “Santiago Bernabeu”.

Related posts

SERIE A/ Çfarë paradoksi, më të fortat kundër Juventus janë Benevento dhe Verona!

Sadik.Autor

“TRANSMARKET” PUBLIKON LISTËN/ 150 milionë euro, ja lojtari që e ka rritur më shumë vlerën e tij nga janari 2021

Delo.autor

Verilindorët për fitore në Elbasan/ Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kukësi – Luftëtari

Isa.Autor

Leave a Comment