Futboll Sport

MODRIC PËRJETËSOHET MADRILEN/ Vëllai i Rakitic mbyll detajet e kontratës në Milano

Luka Modric do të rinovojë kontratën e tij me Real Madrid, që skadon në qershor të vitit 2021. Do jetë të paktën një vit më shumë se ka aktualisht në kontratë, kohë që kroatin do e gjejë 36 vjeç.

Gjithsesi ky fakt do të varet edhe nga performanca e tij. Një gjë është e sigurt sipas “Marca” se Modric do të qëndrojë deri në fund të kontratës në Madrid dhe do e mbyllë aty karrierën e tij si lojtar profesionist.

Në këtë mënyrë për Interin bie pista për të marrë firmën e 33-vjeçari dhe zikaltrit janë fokusuar totalisht tek Ivan Rakitic. Mësohet se vëllai, njëkohësisht agjenti i tij, Dejan, ka qenë në Milano në fundjavë dhe ka diskutuar të gjitha detajet e kontratës së tij me drejtuesit e Interit.

Për Rakitic është përgatitur një kontratë deri në vitin 2022 me pagë 6.5 milionë euro neto në sezon. Ndërkohë Barcelona dhe Inter pritet ta mbyllin marrëveshjen për 40 milionë euro.

Klubi italian ndryshoi kurs sa i përket Luka Modric sepse mosha e tij (33 vjeç) përbënte një risk të madh, ndërsa tani do të provojnë fatin me Rakitic, i cili është 31 vjeç.

 

Related posts

“GJITHÇKA ËSHTË NË KAOS”/ Dalin 3 data per Serie A, virologu: Mos rinisni kampionatin!

Delo.autor

MILANI U DRUHET RREZIQEVE NGA AJRI/ Titulli kampion kalon nga Berat Gjimshiti

F.autor

E SULMOI PËR MINUTAT E PAKTA/ Gruaja e Pirlos thumbon fubollistin e Juventus: Foli ky që i shënon… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment