Futboll Sport

Ironizon Solari: Keqardhje për ata, që e zbuluan Benzema javën e kaluar!

Santiago Solari përshëndeti momentin e artë që po kalon Karim Benzema, duke goditur njëkohësisht ata që nuk e kanë njohur kontributin e sulmuesit francez te Real Madridi. Benzema realizoi dopietë në fitoren e mbrëmshme kundër Girona (3-1), në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Francezi tani ka shënuar pesë gola në tri paraqitjet e fundit për “Los Blancos”, teksa mirëkuptimi me Vinicius Junior në krah po rritet nga loja në lojë. Benzema ka qenë shpesh një “rrufepritës” për kritikat, gjatë kohës në “Santiago Bernabeu”, por golat e tij e kanë udhëhequr ekipin në një periudhë delikate, kur Gareth Bale dhe Marco Asensio janë jashtë fushave për shkak lëndimesh.

Trajneri Solari tha se Benzema është keqtrajtuar në mënyrë të padrejtë nga mbështetësit e Real Madridit. Duke folur, pasi skuadra e tij përparoi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, argjentinasi nënvizoi: “Më vjen keq për ata që e kanë zbuluar Benzema javën e kaluar. Sidoqoftë, ende kanë kohë për të shijuar atë. Karim po kalon një moment të madh, është e vërtetë”.

Bale dhe Asensio ishin në stol, por Solari tregoi se dyshja sulmuese mund të përfshihet në skuadrën e tij vetëm kur të jetë plotësisht e aftë: “Lojtarët që vijnë nga lëndimet duhet të gjejnë ritmin e tyre. Tani, të gjithë janë shëruar dhe e vërteta është se puna ime për formacionin bëhet më e vështirë. Tashmë fillojmë t’i ndërthurim garat.

Nëse dëshirojmë të fitojmë çdo gjë, është e rëndësishme t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion. Ne do të luftojmë në të gjitha frontet dhe lojtarët e dinë këtë më mirë se unë, sepse është “AND” e klubit. Real Madridi është gjithmonë aty. Shpirti konkurues është kthyer te grupi. Ky është një ekip luftëtarësh dhe fituesish, sfida jonë është ta vazhdojmë historinë”.

Related posts

PLAS GALLATA TE BARCELONA/ Ylli katalanas dëmtohet duke festuar golin që u anulua

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN E TRANSFERIMIT TË BAGGIOS/ Ish-menaxheri i legjendës: Ja shantazhi i Juventusit ndaj tij…

Delo.autor

“FËMIJËT PYESIN KU ËSHTË BEBI”/ Ronaldo rrëfen momentin tragjik të vdekjes së djalit të porsalindur: Hirin e Angel e ruaj!

F.autor

Leave a Comment