Futboll Sport

PROVOKON MAKSI LOPEZ/ Ja cila është fanella më e bukur në botë

Për sulmuesin argjentinas Maksi Lopez nuk ka dyshime. Fanella e Milanit është më e bukura në botë. Ish-bashkëshorti i Vanda Narës, ka publikuar së fundmi një foto në “Instagram” me Zlatan Ibrahimoviç ku shkruan: “Fanella kuqezi është më e bukura në botë! Unike”.

Gjatë karrierës së tij, Maksi Lopez është aktivizuar me shumë skuadra si Barcelona, Milan, Sampdoria, Kievo, Torino, Udineze, River Plejt, por 34 vjeçarit, mesa duket fanella e 7 herë kampionëve të Champions Ligës i ka rrëmbyer zemrën.

Maksi Lopez

Kujtojmë që argjentinasi ishte pjesë e Milanit në vitin 2012 si u huazuar, ku u aktivizua vetëm 8 takime dhe shënoi 1 gol. Aktualisht 34-vjeçari është pjesë e Vasko De Gamës në Brazil.

 

Related posts

KUPA E GJERMANISË/ Leverkusen eliminon Bayern Munich, Neuer karton të kuq për herë të parë! Më tej Bremen, Stuttgart e Bielefeld

F.autor

KU E KISHE MENDJEN MOU? Ja se çfarë i ndodhi trajnerit të United (VIDEO)

Isa.Autor

Kamza është gati për të emëruar “timonierin” e ri, detaje të reja për klubin kryeqytetas

Sadik.Autor

Leave a Comment