Futboll Sport

ISH FUTBOLLISTI FRANCEZ/ Christophe Dugarry sulmon: Atletico Madrid dhe Simeone, të turpshëm ndaj…

Një sulm i rëndë ai i ish-futbollistit francez Christophe Dugarry ndaj Diego Simeone. Pas takimit të parë të Atletico Madrid ndaj Juventus, i vlefshëm për të tetat e finales së Champions League dhe i fituar nga spanjollët me rezultatin 2-0, ish-sulmuesi i Milan ka shënjestruar teknikun e Colchoneros.

Referuar raportimeve të medias spanjolle “AS”, Dugarry deklaroi: “Në pjesën e parë nuk kam parë asgjë të denjë për tu mbajtur shënim në aspektin tekatiko-teknik. Pashë vetëm që futbollistët e tij ulërisnin si të tërbuar ndaj arbitrit”.

“Diçka e turpshme. Kur kam parë më pas edhe festimin e Simeones për golin, u shtanga. Është vetëm futboll dhe jo luftë. Kjo është e tepërt. Atletico duket se është e detyruar të krijojë me çdo kusht një armik, një monstër”, vijoi francezi.

Related posts

Mezi e prisni Botërorin? Ky është kalendari i ndeshjeve

Sadik.Autor

FITORJA ME “POKER” NDAJ WOLFSBURG/ Nagelsmann: Tani festojmë të qetë Krishtlindjet

Delo.autor

Trajneri Martiri: Ndaj Suedisë vijojmë ëndrrën, me optimizëm përpara

Sadik.Autor

Leave a Comment