Futboll Kategoria Superiore Sport

KASTROITI GJEN PORTIER/ Ish-“gardiani” bardheblu firmos me krutanët

Kastrioti gjen më në fund portierin. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se Alesio Abibi ka firmosur për klubin krutan pas shumë negociatash ditët e fundit. 23-vjeçari që ka luajtur më parë dy sezone me Tiranën ka rënë dakord dhe menjëherë i është bashkuar skuadrës në grumbullim.
alesio abibi
Abibi vjen pas një eksperience të rëndësishme në Serinë B italiane me Avelinon dhe më pas te Kaveze në Serinë C. Kujtojmë që më parë krutanët kishin negociuar për të afruar portierin me eksperiencë, Isli Hidi. Gjithashtu kanë biseduar edhe me Amarildo Çekrezin, me të cilin arritën një akord, por që në fund nuk u konkretizua. Kësisoj, përfundimisht klubi ia besoi portën Alesio Abibit, që sot del në stërvitje.

Related posts

Tare, drejtori më i mirë sportiv i vitit edhe nga SportItalia

Q.Autor

Real Madrid, Perez përgatit revolucionin

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas një kombinimi me Benzema, Griezmann ndëshkon Finlandën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment