Futboll La Liga Sport

ZBULOHET GAFA HISTORIKE/ Ja shifra që Real Madridi e refuzoi Neymarin

Neymar mund të ishte lojtar i Real Madrid dhe s’do e kishte veshur kurrë fanellën e Barcelonës, po gjithçka u prish për 60 mijë euro.

Ka qenë zbuluesi i talenteve Paco de Grazia, i cili punoi për 30 vite te “Los Blancos” dhe mban firmën për zbulimin e të madhit Raul Gonzales.

Ai erdhi në Madrid kur ishte 13-14 vjeç. Nga aeroporti arriti në qendrën sportive për stërvitje me lojtarë një vit më të mëdhenj dhe ai e kaloi provën, më pas luajti me ata që ishin dy vite më të mëdhenj. Gjithçka ishte e kryer, licenca u dorëzua në Federatë, por familja Neymar kërkoi 60.000 euro për të blerë një shtëpi për gjyshërit që nuk donin të transferoheshin në Madrid. Reali e refuzoi këtë kërkesë dhe marrëveshja u hodh në ajër, tha Paco de Grazia.

Tashmë historia e Neymar njihet dhe nuk ka nevojë për fjalë, mjafton të kujtojmë që ai është lojtari i shitur më shtrenjtë në historinë e futbollit dhe Florentino Perez ka bërë shumë tentativë për ta marrë në “Bernabeu” atë.

Related posts

“JAM MËSUAR TË MË VËRSHËLLEJNË”/ Flet Neymar: Është e turpshme, doja të largohesha…

Delo.autor

RIKUJTON TË SHKUARËN/ Mesfushori i Juventus: Në Gjermani më thërrisnin majmun m*ti

Delo.autor

Axhenda e Kupës së Shqipërisë/ Zbuloni ORARET dhe çiftet e turit të parë (LISTA)

Isa.Autor

Leave a Comment