Futboll Seria A Sport

ISH-TRAJNERI “ZIKALTËR”/ Frank De Boer: Qëndrova 4 muaj tek Interi, por mu dukën si…

Edhe pse vitet e fundit nuk ka shkëlqyer si trajner, madje ka zhgënjyer, Frank De Boer pranon se ka marrë shumë oferta. Gjithsesi, në fund ai vendosi të shkojë në Amerikë, në MLS, ku do të drejtojë ekipin e Atlanta United. Një projekt serioz që shpreson t’i rikthejë qetësinë pas dështimeve me Inter dhe Crystal Palace.

“Njerëzit mendojnë se futbolli në Amerikë është inferior, por nuk është ashtu. Ndodhem në skuadër të vertetë futbolli”, thotë trajneri holandez. Skuadra e tij do të luajë në “Mercedes Benz Stadium”, që De Boer e përkufizon: “Është stadiumi më i bukur që kam parë. Dhe këtë e konfirmon një njeri që ka udhëtuar shumë në botë”.

Në një intervistë për mediat amerikane, ai kujton eksperiecën tek Interi, që ishte një dështim total. “Kisha shumë presion, nga të gjitha anët. Shumë njerëz ndërhynin dhe donin që në fillim rezultatet. Tek Interi qëndrova vetëm 4 muaj, por mu duk sikur kasha aty 6 vjet. Isha shumë i lodhur, i dërrmuar kur u largova”, u shpreh De Boer.

Related posts

REAL MADRID-GRANADA/ Uzuni nis debutimin e tij si titullar në “Santiago Bernabeu” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milani piketon sulmuesin e “Zikaltërve” që shkëlqeu në 2019

Delo.autor

E BUJSHME/ Ylli i BAYERN pranë transferimit në ITALI, shkak bëhet trajneri bavarez

Isa.Autor

Leave a Comment