Futboll Seria A Sport

“HERËN E PARË QË HYRA NË…”/ Vecino rrëfen: Ja emocionet dhe pesha e fanellës “Zikaltër”

Matias Vecino ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Interit në internet. Një rrëfim ndryshe i uruguaianit, i cili ka rrëfyer fillimet e karrierës dhe emocionet me fanellën zikaltër në “San Siro”.

“Herën e parë që hyra në ‘San Siro’ kuptova menjëherë rëndësinë e stadiumit. Imponimi, i ngrohtë dhe unik. Debutimi ishte në një ndeshje për Kupë, Inter-Fiorentina, ende mbaj mend. Veshja e fanellës është një ndjenjë unike dhe e papërshkrueshme. Është një ëndërr, një privilegj dhe një mundësi e madhe. E ndien që nuk mund të tradhtosh tifozët dhe besimin e këtyre ngjyrave”, tha fillimisht uruguaiani.

Kujtimet e fëmijërisë: “Ndeshja e parë që pashë në stadium ishte një sfidë e Liverpoolit. Shkova për të parë një djalë nga vendi ynë dhe ndeshja përfundoi 0-0. Kur isha atje, ndjeva diçka brenda, si një shtytje: Doja të isha edhe unë futbollist”.

Goli i parë i shënuar nga profesionist? Isha me Central Espanol, një klub nga Uruguai dhe ishte në debutimin tim. Ne luajtëm në orën 10:00: një orar i pazakontë. shënova gol dhe fituam 5-1, ishte fantastike“.

Vecino foli edhe për ushqimin në Itali duke vënë theksin tek makaronat, si pjata e tij e preferuar, ndërsa shtoi se ai vetë nuk gatuan.

Related posts

MANCHESTER UNITED-WEST HAM/ “Djajtë e Kuq” kundërpërgjigjen me talentin Greenwood, ja “PERLA” (VIDEO)

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE/ Objektivi kryesor i Juventus kushton 45 milionë euro. Dy alternativa

Delo.autor

NUK ËSHTË MË NJË “PITBULL”/ Keidi Bare bëhet “maestro”. Mesfushori “kuqezi” evoluon tek Espanyol

Delo.autor

Leave a Comment